Një person është mbytur mesditën e sotme në plazhin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohu si Hekurudha. Policia theksoi se behet fjale per shtetasin kosovar R.B., 60 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se viktima është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit.

“Më datë 06.07.2020, rreth orës 13:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasi kosovar R.B., 60 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.”, thuhet ne njoftimin e polcise.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: