VLORË- Një pushues i huaj ka gjetur vdekjen sot në Vlorë në rrethana ende të paqarta.

Sipas të dhënave zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:35, në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, ku shtetasi me iniciale K.U., 63 vjeç, banues në Bukuresht Rumani duke pushuar me familjen e tij në plazhin përballë shkollës së Marinës, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: