SHKODËR

Nëntëmbëdhjetë nxënës të një shkolle në Postribë të Shkodrës janë paraqitur në spital me shenja helmimi. Sipas mjekëve, nxënësit janë paraqitur me simptoma marrje mendsh dhe të vjella.

AKU dhe ISHSH-ja po hetojnë  për zbardhjen e shkaqeve .

Nga ana tjetër prindërit dyshojnë se fëmijët e tyre janë helmuar nga ushqimi dhe uji i një “fast food-i”, i cili ndodhet shumë pranë ambienteve të shkollës. Bluzat e bardha theksojnë se nxënësit pasi kanë marrë mjekim janë larguar menjëherë drejt shtëpive të tyre.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb