DIBER- Pas disa orësh nga ngjarja e rëndë vijon të jetë në arrati autori i vrasjes së 36-vjeçarit në Dibër. Krimi ndodhi mbrëmjen e djeshme në njësinë administrative Arras.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije Aleksandër Balla, i cili akuzohet se qëlloi me thikë 36-vjeçarin Ismail Zogu, është ende në kërkim nga policia.

Gazetari Enver Doçi ka siguruar disa detaje rreth ngjarjes për ‘BalkanWeb’. Sipas tij, sherri mes dy të rinjve, njëri nga fshati Muhur, tjetri nga Arras, ka nisur në një lokal. Si fillim ata kanë nisur që të konfliktohen verbalisht dhe më pas Balla ka nxjerr thikën nga xhepi dhe ka qëlluar viktimën.

Ky i fundit, ndërroi jetë rrugës për në spital. Deri më tani ngelen të paqarta rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa dyshohet se krimi ka ndodhur pas një konflikti të çastit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb