Mediat e Kosovës raportojnë se Prokuroria e Hagës ka ngritur zyrtarisht një sërë akuzash për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK Kadri Veselin.
Dy drejtuesit e PDK-asë akuzohen për krime të tilla si krime lufte, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.
Më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.
Në Aktakuzë pretendohet se Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.
Aktakuza është vetëm një padi penale e cila është rezultat i një hetimi të gjatë dhe dëshmon vendosmërinë e ZPS-së se mund t’i provojë të gjitha akuzat jashtë dyshimit të arsyeshëm. Një gjykatës i procedurës paraprake i DHSK-së është duke e shqyrtuar Aktakuzën për të vendosur nëse do t’i konfirmojë akuzat.
Prokurori i Specializuar e gjykon të domosdoshëm nxjerrjen e këtij njoftimi publik për akuzat, për shkak të përpjekjeve të përsëritura të Hashim THAÇIT dhe Kadri VESELIT për pengimin dhe sabotimin e punës së DHSK-së. Besohet se z. THAÇI dhe z. VESELI kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe ndryshe kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për t’i bishtnuar drejtësisë, Nëpërmjet këtyre veprimeve, z. THAÇI dhe z. VESELI kanë vënë interesat e tyre vetjake mbi viktimat e krimeve të tyre, sundimin e ligjit dhe popullin e Kosovës.
(d.xh/ Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "
Balkanweb" mjafton të klikoni:
Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
-
Aktakuza/ Hashim Thaçi e Kadri Veseli përgjegjës për afro 100 vrasje. Janë përpjekur të sabotojnë punën e DHSK
-
Krime lufte? Reagon Kadri Veseli: Vendim i pazakontë dhe i pavërtetë, askush s’mund ta ndryshojë luftën e UÇK!
-
Mediat ndërkombëtare: Dy ditë para se të shkojë në SHBA për negociata me Serbinë, Haga ngre akuza kundër Thaçit
-
Akuzat për krime lufte ndaj Thaçit e Veselit, Haradinaj: Besojmë në pafajësinë e tyre dhe bashkëluftëtarëve të UÇK-së
-
Ngritja e akuzës ndaj Thaçit dhe Veselit, vjen reagimi nga BE: Mbështesim fort punën e Gjykatës Speciale
-
Ish zyrtari i Pentagonit: Pas aktakuzës ndaj Thaçit, dialogu në Uashington do të duhej anuluar
-
Vendimi i Hagës, Meta reagon i pari: Thaçi e Veseli, të pafajshëm! Lufta e UÇK ishte e drejtë!
-
Hashim Thaçi anulon fluturimin në Uashington, pas akt-akuzës nga Gjykata e Hagës
-
Akuzat ndaj Thaçit e Vesilit, Mustafa: Lufta e UÇK-së në mbrojtje të popullit të Kosovës
-
Akuzat për krime lufte ndaj Thaçit e Veselit, Kurti: Besoj në luftën e drejtë dhe pafajësinë e UÇK-së
-
Presidenca e Kosovës e konfirmon: Thaçi ndërpret udhëtimin për në SHBA, nesër kthehet në Kosovë
-
Aktakuza për Thaçin e Veselin/ Rama: Do jem deri në fund, në krah të atyre që luftuan me armë për ta çprangosur Kosovën
-
Akuzat për krime lufte ndaj Thaçit e Veselit, Majko: Jam me Hashimin dhe Kadriun
-
Akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit, Pacolli: UÇK zhvilloi luftë të drejtë, besoj në pafajësinë e presidentit dhe të kreut të PDK-së
-
Hoti në mbështetje të Thaçit e Veselit: Lufta e UÇK, periudha më e rëndësishme në historinë e Kosovës
-
Akuzat ndaj Thaçit e Veselit, reagon Berisha: Uroj që të akuzuarit të provojnë pafajësinë, vlerësoj presidentin e Kosovës për vendimin e marrë…
-
Cakaj: Nuk ka forcë në botë që të rishkruajë historinë e të njollosë UÇK-në!
-
Akuzat për krime lufte ndaj Thaçit dhe Veselit, reagon Basha: Asgjë s’e përdhos UÇK-në, kam bindjen se do të dëshmojnë pafajësinë
-
Aktakuza për Thaçin e Veselin/ Reagon Vjosa Osmani: Kosovës i duhet drejtësi