Mediat ukrainase raportojnë se një autokolonë e madhe ushtarake me pajisje është duke kaluar tranzit drejt kufirit me Ukrainën.

Agjencia “Unianin” ka marrë dëshmitë e shumë njerëzve të cilët kanë filmuar karvanin e gjatë me kamionë ushtarakë dhe mjete të blinduara që tashmë janë shumë pranë Ukrainës.

Në krye të autokolonës ndodhet një makinë me shkronjën “V” të pikturuar duke e lidhur atë me forcat e armatosura ruse.

(BalkanWeb)

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb