Një megaoperacion policor është zhvilluar mbrëmjen e sotme në disa qytete të vendit me urdhër të prokurorisë së Elbasanit.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar për BalkanWeb se në kuadër të këtij aksioni të autoriteteve janë lëshuar 15 urdhër arreste.

Gjithashtu përmes operacionit të policisë janë zbardhur edhe 6 vrasje, të cilat ishin nën hetim. Mes tyre janë zbardhur edhe pesë atentate me eksploziv.

Raportohet se vrasjet kanë qenë të kryera me pagesë, ndërsa dy prej tyre janë kryer në Greqi dhe një në Tepelenë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb