DURRES

Mbrëmjen e sotme, godina e Bashkisë së Durrësit është përfshirë nga nja zjarr i përmasave të mëdha.

Zjarri ka rënë në katin e parë të ndërtesës së bashkisë, ndërsa flakët rrezikojnë seriozisht një sërë dokumentacionesh që gjenden në bashki.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për “Balkanweb” se në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Nuk dihet nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo aksidental. Paraprakisht dyshohet se flakët mund të jenë përhapur nga një shkëndijë elektrike.

Zjarr ka rënë në katin e parë, ku janë zyrat e tatim-taksave.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb