TIRANA

Një person ka marrë flakë tek Ministria e Jashtme në Tiranë. Personi në fjalë ndodhet poshtë urës para Ministrisë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se personi nuk reagon teksa në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Komisariatit Nr.1 në Tiranë.

Paraprakisht dyshohet se ai është një endacak që kishte si strehë urën e Lanës para Ministrisë së Jashtme dhe është vetëdjegur nga pakujdesia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb