Merr fund pengmarrja në Elbasan e ndodhur mbrëmjen e djeshme. Ndonëse policia e Elbasanit deklaroi se nga veprimet hetimore nuk konfirmohej pengmarrja, burimet thanë se ditën e sotme janë arrestuar autorët dhe është liruar adoleshenti i cili ishte marrë me forcë nga një makinë.

Ngjarja erdhi pas një përleshjeje mes dy grupeve adoleshentësh mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:20 pranë stadiumit në Elbasan.

Në konflikt e sipër sipas të dhënave të ardhura në sallën operative dyshohet se njëra nga palët është larguar me një automjet duke marrë me vete dhe një person tjetër pa dëshirën e tij.

“Nga veprimet paraprake të kryera në vendin e ngjarjes nuk mund të konfirmohet ky fakt i pretenduar në telefonatën e ardhur në sallën operative.
Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe vërtetësinë e ngjarjes, ndërkohë janë intensifikuar masat e sigurisë në qytet”, njoftoi policia në mesnatë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: