Pedagogët do të vijojnë bojkotin e mësimit, pa afat. Ky ka qene vendimi qe morën sot ne protestën e tyre stafi akademik i universiteteve publike ne vend.

Protesta kombëtare u zhvillua për gati 1 orë e 30 minuta, ku pedagogët përçuan mesazhet e tyre, ndërsa i bënë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit qeveritar që të plotësojë kërkesat e tyre.

Sipas kreut të Sindikatës, Sandër Kovaçi në tubim u mor vendimi që të vijojë protesta çdo ditë para Politeknikut, ndërsa në rrethe para universiteteve përkatëse.

DEKLARATA
Te dashur kolege te IAL-ve publike
Sindikata e Punonjësve te Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) deklaron vijimin e protestave, në mbështetje te Peticionit te datës 30 Gusht 2022, drejtuar Kryeministrit, Ministres se Arsimit dhe Sporteve dhe rektoreve te IAL-ve publike.
Te dashur kolege, vetëm vijimi dhe qëndresa jone e përbashkët do te mundësojnë vlerësimin dhe kthimin e dinjitetit akademik to stafeve dhe universiteteve tona.
Nëser, me date 20 Tetor 2022, ora 11:00 do te zhvillohet protesta kombëtare, në formën e bojkotit total, përpara Godinës se Korpusit Qendror to Universitetit Politeknik, ku do te marrin pjese te gjitha universitetet publike te vendit. Ftojmë edhe studentet qe te japin mbështetje me prezencen e tyre. Le te jemi nesër te gjithe bashke ne kete hapesire akademike.

Vetem qëndresa dhe uniteti yne i perbashket, i shoqeruar me argumentet e pakundershtueshme te Peticionit tone, do te bejne te mundur arritjen e qellimit qe i kemi vend vetes. Kjo kauze nuk eshte vetem ne funksion to stafit akademik, stafit ndihmes-akademik, administrativ dhe studenteve te IAL-ve publike, por synon zgjimin dhe ndergjegjesirnin e gjithe shoqerise shqiptare per shqetesime te tills ekzistenciale.

Misioni yne akademik vazhdon!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb