Një mjek dhe tekniku i Imazherisë në QSUT-së kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohen për korrupsion.

Në kuadër të hetimeve proaktive, dyshohet se ata bënin skanera kundrejt shpërblimit, ndërsa disa prej këtyre rasteve janë dokumentuar. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb.

Konkretisht bëhet fjalë për Nazmi Metaliun dhe Astrit Mansakun. Burime policore bëjnë me dije se hetimet vijon prej 3 javësh. Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë ushtrimit të detyrës, iu mundësonin qytetarëve të ndryshëm, kundrejt shumave monetare, bërjen e skanerit, në kundërshtim me rregulloren e Spitalit, për kryerjen e kësaj procedure.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb