Presidenti i Ukrainës Zelensky firmos aplikimin për anëtarësim në BE. Vendimi ka ardhur sot, teksa luftimet me Rusinë vijojnë në disa rajone dhe u mbyllën bisedimet për paqe në kufirin bjellorus.

Më 26 shkurt, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se tani është një “moment vendimtar” për të vendosur për anëtarësimin e vendit të tij në Bashkimin Evropian.

Letra Zelensky Be
Letra Zelensky Be

“Është një moment vendimtar për të mbyllur një herë e përgjithmonë diskutimin e gjatë dhe për të vendosur për anëtarësimin e Ukrainës në BE. Diskutuam me presidentin e BE për ndihmën e mëtejshme efektive dhe luftën heroike të ukrainasve për të ardhmen e tyre të lirë”, thuhet në një postim në Twitter-in e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb