Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dekretuar sot 4 ministrat e rinj të propozuar nga kryeministri Edi Rama.

Kështu Anila Denaj, dekretohet në vend të Arben Ahmetajt si ministre e Financave dhe e Ekonomisë, Besa Shahini, ministre e Arsimit në vend të Lindita Nikollit, Belinda Balluku dekretohet si ministre Infrastrukture në vend të Damian Gjiknurit dhe Elva Margariti, ministre e Kulturës në vend të Mirela Kumbaros.

Kreu i shtetit ka dekretuar të gjithë emrat e ministrave të rinj të propozuar nga Rama, me përjashtim të ministrit të Jashtëm Ditmir Bushatit, i cili nuk është dekretuar si i shkarkuar nga Meta dhe  emri i Gent Cakajt vijon të jetë i pautorizuar për të zënë postin e Ministrisë së Jashtme.

Me dekretet e sotme, Meta ka hapur dritën jeshile për ministrat e rinj të zgjedhur nga kryeministri Edi Rama, i cili ndryshimin e tyre e njoftoi në Asmablenë Kombëtare të 28 dhjetorit të vitit të kaluar.

Emri i Gent Cakajt i propozuar nga kryeministri  Rama për ministër të Jashtëm ka hasur në kundërshtime të ashpra mes aktorëve politikë shqiptarë, ndërsa vetë Meta është shprehur se  për emrin e Cakajt në krye të Ministrisë së Jashtme  do të shprehet brenda afateve që parashikon dekreti dhe ligji themeltar i shtetit.

Ndërkohë me 5 janar, kreu i shtetit vendosi të dekretojë tre ministra dhe zv.kryeministrin. Kështu Erion Braçe do të mbajë postin e zv.kryeministrit, Elisa Spiropali do ushtrojë postin e ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Blendi Çuçi, ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Eduard Shalsi, ministër i Sipërmarrjes dhe Biznesit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb