Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur sot në një takim kreun e ri të shtetit, Bajram Begaj, i cili do të marrë detyrën më 24 korrik të këtij viti. Mësohet se takimi mes tyre po mbahet në ambientet e Pallatit te Brigadave.

Ka qenë vetë zoti Meta ai që ka postuar një foto me Begajn, ku të dy pozojnë krah njëri-tjetrit. Po ashtu, kreu aktual i shtetit ka postuar edhe një foto në rrjetet sociale ku i pranishëm është dhe këshilltari i tij, Edmond Panariti.

Mes të tjerash Meta ka bërë me dije se ka uruar Begajn për detyrën e re.

MESAZHI I METES
Kënaqësi të prisja sot Presidentin e zgjedhur, z.Bajram Begaj dhe t’i uroja sërish suksese në detyrën e lartë, që e pret në interes të vendit dhe të gjithë qytetarëve. ??

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: