Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka bërë me dije se pesë qytetarë shqiptarë, të cilët ndodheshin në Izrael për arsye turistike dhe profesionale, janë evakuuar sot në mënyrë të sigurt përmes Egjiptit. Ata ndodhen tashmë në Egjipt në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të kthehen së shpejti në Shqipëri.

Largimi dhe kthimi i tyre u realizua falë përpjekjeve të Ministrisë së Jashtme dhe bashkëpunimit të ngushtë me ambasadat shqiptare në Tel Aviv dhe Kajro.

Në njoftim falënderohen autoritetet izraelite, Ambasada Greke dhe Ambasada Bullgare në Tel Aviv, autoritetet egjiptiane, si dhe Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Liban për mbështetjen dhe bashkëpunimin e dhënë gjatë këtij procesi.

Postimi i ministrit të Jashtëm shqiptar Igli Hasani:

Pesë qytetarë shqiptarë, që ndodheshin në Izrael për arsye turistike dhe profesionale, janë larguar sot nga Izraeli në mënyrë të sigurt përmes Egjiptit. Ata ndodhen tashmë në Egjipt, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe pritet të kthehen së shpejti në Shqipëri.

Largimi dhe kthimi i tyre u mundësua nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nëpërmjet ambasadave në Tel Aviv dhe Kajro.

Falënderojmë autoritetet izraelite, Ambasadën Greke dhe Ambasadën Bullgare në Tel Aviv, autoritetet egjiptiane, si dhe Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban për mbështetjen dhe bashkëpunimin e dhënë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: