GRAMSH

Një punëtor i mirëmbajtjes së rrugëve është gjendur i pajetë në Gramsh. Gazetari Shkëlzen Henkoja raporton për BalkanWeb se Edmond Shtylla i moshës 45-vjeçare është gjetur i vdekur.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes, por trupi i tij u gjet në vendin e quajtur ‘’Ura e Qerretit’’.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e vdekjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb