PUKË

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Munellë, në Njësinë Administrative Gjegjan në Pukë. Nga informacioni paraprak rezulton që një grup alpinistësh e eksploratorësh, mes tyre dhe gazetari i njohur Alfred Lela janë aksidentuar teksa ngjiteshin në mal për shkak të motit të keq me stuhi e borë.

Lela raportohet të jetë në gjendje të mirë shëndetësore pasi ka arritur të komunikojë me gazetarin e News24, Armir Mehaj, ku ndër të tjera i ka komunikuar se prej dy orësh presin të mbërrijë policia në vendngjarje.

Po ashtu ai shprehet se kanë humbur kontaktet me njërin prej alpinistëve, për shkak dhe të kushteve dhe mungesës së valëve telefonike, por më pas janë gjetur. Gazetari Armir Mehaj dhe grupi i xhirimit i News24 është nisur drejt vendit të ngjarjes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb