Sirenat për sulme ajrore janë dëgjuar thuajse në të gjithë hapësirën e Kievit. Këto paralajmërime vijnë pasi pritet që kryeqyteti i Ukrainës të goditet nga një sulm me raketa brenda pak minutash.

BBC shkruan se ushtarët ukrainas janë të mobilizuar për këtë sulm, ndërsa një deputeti ka thënë se Rusia do të godasë me të gjithë artilerinë e saj.

Sakaq, vlen të përmendet se Ukraina pretendon se ka korrur sukses një mbrëmje më parë, ku deklarojnë se kanë shkatërruar dhjetëra tanke, mjete luftarake lufte dhe rrëzuar disa avionë.

Të shumtë sipas tyre janë edhe humbjet e jetëve në radhët e rusëve. Drejtuesit e Kievit, kanë vendosur një shtetrrethim që do të nisë nga sot deri të hënën. Ata janë të zotuar se do të përballen egërsisht me armikun dhe do të mbrojnë territorin e tyre.

Deri më tani, inteligjenca amerikane beson se ka një ngadalësim të ofensivës së ushtrisë ruse. Kjo sipas tyre, lidhet me faktin se Putin, shpreson te një dialog mes palëve, që mund të konkretizohet me plotësimin e kërkesave të tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: