BULQIZË

Policia në Bulqizë ka arrestuar një person, pasi ka marrë peng për disa orë një 22-vjeçar.

Sipas uniformave blu, në pranga ka rënë shtetasi me inicialet Y.D, 37 vjeç.

37-vjeçari ka marrë peng për disa orë shtetasin V.B 22 vjeç. 37 vjeçari e mbajti 22 vjeçarin në garazhin e makinës.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë

I hoqi për disa orë padrejtësisht lirinë për motive të dobëta 22-vjeçarit, kapet dhe vihet në pranga autori.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasin Y. D., 37 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas, për motive të dobëta i ka hequr për disa orë lirinë shtetasit V. B., 22 vjeç, banues në Bulqizë, duke e mbajtur në garazhin e makinës.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e policisë kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e 37-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb