KORÇË

Një i burgosur në Drenovë ka ndërruar jetë për shkaqe ende të paqarta.  E.Jonuzaj u nis sot me urgjencë drejt spitalit të Korçës, por nuk arriti të mbijetojë.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se Jonuzaj ishte dënuar me 12 vite burg, teksa i kishin ngelur edhe 4 vite për të shlyer dënimin.

Sipas burimeve, Jonuzaj njihet si person problematik nga Policia pasi është dënuar disa herë për vjedhje e plagosje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb