Ndërron jetë në moshën 74-vjeçare shkrimtari i njohur Bardhyl Londo. Shkrimtari vuante nga një sëmundje e rëndë nga e cila vuante prej kohësh.

Pak ditë më parë, një prej miqve të tij, shkrimtari Andon Andoni lutej për shëndetin e Londos.
Andoni shkruante se autori i dhjetra librave me poezi, ishte duke luftuar në këto ditë të vështira me vdekjen.

“Miku im i mirë, poeti i angazhuar, liriku i thekur plot ëmbëlsi, autori i dhjetra librave me poezi, që solli ujin dhe mushtin e vendlindjes Përmetit në Tiranë dhe më gjerë, Bardh Londo është duke luftuar në këto ditë të vështira me vdekjen. Lutem për ty Bardh.”, -shkruante Andoni.

JETESHKRIMI
Bardhyl Londo ka lindur më 1948 ne Përmet. Vazhdoi studimet për Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës. Pas mbarimit të fakultetit ai punoi për disa vite mësues në Përmet dhe më pas për gazetën letrare “Drita”. Për disa kohë ka qenë kryetar i “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve”. Krijmtaria e tij letrare përfshin 8 vëllime me poezi si edhe disa romane. Është fitues i çmimit “Migjeni”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb