TIRANE

Ndërron jetë një pacient i shtruar tek Infektivi, qe ishte prekur nga koronavirusi. Mesohet se ai ka nderruar jet pasditen e sotme. Personi ne fjale vuante nga semundje te tjera, ndersa ishte i prekur dhe nga COVID-19. Kujtojmë se numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 26.

Ndërkohë në një reagim për mediat, Ministria e Shëndetësisë, sqaroi se 69-vjecari ishte i prekur nga COVID19, por vdekja e tij ka ardhur si pasojë e sëmundjeve shoqëruese.

“Pacienti 69-vjeçar nga Shkodra që ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, ka humbur jetën si pasojë e sëmundjes hemoragjisë cerebrale (aksidentit vascular hemoragjik).

69-vjeçari ishte prej 13 vitesh me tumor në kokë dhe kishte kryer 3 ndërhyrje. Kishte hemorragji cerebrale dhe ishte në gjendje të rëndë në koma.

Sipas spitalit infektiv, 69-vjeçari nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19, pasi ishte bartës i virusit, por pa shenja të sëmundjes, (asimptomatik) dhe ka ndërruar jetë si pasojë e hemoragjisë cerebrale.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe informon se do të mbajë të informuar publikun për çdo zhvillim, ndaj lutemi t’i referoheni njoftimeve zyrtare.”- thuhet në njoftimin e MSH-së.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb