Pezullohet nga detyra shefi i komisariatit nr.1 në Tiranë Bujar Mehmeti. Po ashtu janë pezulluar 4 zyrtarë të policisë Farkë.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se vendimet kanë lidhje me ndërtimet pa leje në këtë zonë. Efektivët janë njoftuar nga drejtoria e standardeve në Policinë e shtetit se janë pezulluar, ndërkohë që vijon procesi i verifikimit.

Janë pezulluar nga detyra shefi i postës policore Farkë Flamur Sula, agjenti i policisë Alban Rama si dhe inspektori i zonës Nazmi Karreçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb