VLORË- Një ngjarje e rëndë është arritur të shmanget në Vlorë. Mësohet se një skaf ka rrezikuar të mbytet në Karaburun.

Kanë qenë 4 persona që udhëtonin në bordin e skafit, por për shkak të një defekti në motor, mjeti është ndaluar dhe ka rrezikuar të mbytet. Më pas personat kanë telefonuar policinë kufitare për defektin.

“Ju lutem na ndihmoni, kemi ngelur në mes të detit me skaf. Ka defekt në motor”, mësohet se kanë thënë në njoftimin e policisë kufitare pushuesit. Menjëherë policia kufitare i shkoi në ndihmë, duke rimorkiuar skafin e duke shmangur kështu një tragjedi.

Mjeti ujor është nxjerrë më pas nga policia kufitare në bregdetin e Radhimës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb