Ndryshime në kabinetin qeveritar ‘Rama’. Është liruar nga detyra zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi dhe zv/ministri i Infrastrukturës, Etjen Xhafaj.

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Kujtojmë se Xhafaj dhe Koçi në shtator hyjnë në Kuvend, pasi u zgjodhën deputetë, përkatësisht në qarkun e Tiranës dhe të Fierit.

Vkm Koci Xhafaj
Vkm Koci Xhafaj

VENDIM PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Z. Etjen Xhafaj, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

*

VENDIM PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:
Z. Petro Koçi, zëvendësministër i Mbrojtjes lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb