LUSHNJE – Një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga biçikleta.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur sot pasdite, kur “rreth orës 16:35, në Spitalin Rajonal Fieri, ka shkuar në gjëndje të rëndë shëndetësore shtetasi Laver Çela, 74 vjeç, banues në fshatin Ardenicë, Lushnje, i cili është rrëzuar nga biçikleta dhe më pas kishte ndërruar jetë”

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: