Një 42-vjeçar nga Fieri është arrestuar nga polica, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. V., 42 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një shtetase të mitur”, njofton policia.

Po ashtu një tjetër 42-vjeçar nga Lushnja është vënë në pranga, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij dhe bashkëshortes së këtij të fundit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin T. D., 42 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait dhe bashkëshortes së vëllait”, thuhet në kominikatën e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: