KUKES

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Kukës. Gazetarja Doriana Bezat tha për “BalkanWeb” se një 16-vjecar është mbytur në liqenin e Fierzës. Sipas policisë për gjetjen e 16 vjeçarit, u angazhuan menjëherë shërbimet e Policisë në bashkëpunim me familjarët dhe peshkatarët e zonës.

Njoftimi i policise:
Rreth orës 14:25, në liqenin e Fierzës, në vendin e quajtur Gostil i Poshtëm, duke u larë në liqe, është mbytur shtetasi K.S., 16 vjeç, banues në lagjen Gostil, Kukës.

Për gjetjen e 16 vjeçarit, u angazhuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe në bashkëpunim me familjarët dhe peshkatarët është gjetur i pa jetë nga peshkatarët e zonës 16 vjeçari.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: