Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës, ku një 14-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

“Rreth orës 14:45, në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, shtetasi i mitur E. A., 14 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe për pasojë ka humbur jetën”, bën me dije policia.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb