Dy turistë holandezë janë bërë protagonistë të një incidenti pasditen e sotme teksa janë ngjitur në Malin e Çikës. azetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkaNWeb” se dy turistët kanë rënë në një zonë të vështirë dhe pas njoftimit të autoriteteve, menjëherë është bërë e mundur ndihma ndaj tyre.

Një prej tyre mësohet se ka thyer këmbën dhe është transportuar me helikopter në spital. Ndërsa turisti tjetër nuk ka pësuar dëmtime dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb