Një trup i pajetë është gjetur në lumin Vjosa nga policia. Mësohet se viktima që dyshohet të jetë mbytur në rrjedhën e lumit është një 65-vjeçar nga Përmeti.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:00, në shtratin e lumit Vjosa,  është gjetur pa shenja  jete, dyshohet i mbytur shtetasi N. K., rreth 65 vjeç, banues në Përmet.

Ditën e sotme, bashkëshortja e shtetasit N. K. ka bërë njoftim se ky shtetas ishte larguar mbrëmjen e djeshme nga banesa.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb