Një i burgosur në burgun 313 ka rezultuar pozitiv me Covid 19. Burime nga burgjet i thanë “BalkanWeb” se i burgosuri është shtetas italian dhe i vënë në pranga për trafik narkotikësh, ndërsa zyrtarisht lajmi nuk konfirmohet ende nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Më herët në këtë burg është konfirmuar një punonjës si i infektuar, por sipas Drejtorisë së Burgjeve ai nuk ka pasur kontakte me persona të tjerë.

Ende nuk dihet si është infektuar i burgosuri me koronavirus.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb