DURRES

Dy persona janë plagosur pas një sherri në Sukth të Durrësit. Të plagosur kanë mbetur dy djem të rinj.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për “Balkanweb” se një nga të rinjtë është dërguar në gjendje të rënduar në urgjencën e qytetit. Spitali i Durrësit e ka dërguar me urgjencë për në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Një nga të plagosurit është një djalë i ri me mbiemër Osmani. Ndërsa, i plagosuri tjetër Algert Meta ndodhet në spitalin e Durrësit. Meta punonte si shitës ambulant. Mësohet se i plagosuri tjetër ishte kreu i Njësisë Administrative Sukth.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Policia është nisur në vendngjarje për të zbardhur gjithçka.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion Paraprak

Më datë 31.12.2019, në Sukth, si pasojë e një konflikti të çastit, janë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit Rr.O., 40 vjeç dhe K.O., 21 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autor i kësaj ngjarje është shtetasi A.M., i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb