Patosi është tronditur sot nga një ngjarje e rëndë, ku dy të rinj kanë mbetur të vrarë pas një sherri me armë zjarri. Ngjarja ndodhi brenda ambienteve të Poliklinikës së qytetit të Patosit pak minuta më parë.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se autori i ngjarjes, Martin Skëndaj pasi ka debatuar me dy personat, Elis Kapaj dhe Manol Rapaj, ka hapur zjarr ndaj tyre. Per pasoje nje prej te rinjve ka humbur jeten ne vend, ndersa tjetri pak minuta me vone ne spital. Pak pas krimit ai është arrestuar nga policia.

Kjo e fundit ka rregulluar zonën, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes në fjalë.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: