TIRANË

Një situatë e nxehtë në QSUT. Një pacient nga Fushë-Kruja që kryente radio terapinë dhe terapi të tjera në shërbimin e neurokirurgjisë ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe kjo ka vënë në izolim një numër mjekësh infermierësh.

Ndërkohë gazetari Erjon Skëndaj raportoi për “BalkanWeb” se iu është marrë tamponi dhe 4 pacientëve që ishin shtruar me pacientin e prekur. Kujtojmë se Kruja është një nga zonat e kuqe në vend për numrin e të prekurve nga koronavirusi.

Pritet testimi për stafin e mjekëve e infermierëve, ndonëse gjatë kësaj periudhe kanë qenë të pajisur me mjete mbrojtëse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb