RUSI

Një person i panjohur hapi zjarr pranë selisë së shërbimit të sigurisë në Moskë të Rusisë, të enjten në mbrëmje duke plagosur disa njerëz të tjerë, raporton media ruse Interfax.

Gazeta Izvestia, duke cituar një burim, tha se tre vetë janë vrarë në këtë incident. Autoritetet kanë thënë se është kapur personi që ka pistoletë dhe po punohet për identifikimin dhe arrestimin e tij.

Por një reporter i mediave të huaja dëgjoi disa të shtëna me armë në të njëjtën zonë, kurse policia ka zgjeruar perimetrin e sigurisë. Videot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë oficerët e policisë, që lëvizin me armë zjarri. Një dëshmitar i tha Reuters se kishte parë trupin e pajetë të një oficeri policie të shtrirë në rrugë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sirena, të shtëna armësh dhe klithma u dëgjuan nga njerëz në zonë. “Të shtënat filluan rreth orës 17:40,” i tha një dëshmitar Reuters. “Pashë një anëtar të policisë së trafikut duke vrapuar në rrugë, duke u fshehur pas automjeteve,” tha dëshmitari. Pesë ambulanca u panë duke lënë zonën e mbyllur nga kordoni. Motivi i ngjarjes nuk është i qartë.

Kanali televiziv RT raportoi në mediat sociale se shërbimet e inteligjencës ruse e cilësuan sulmin si “një akt terrorist”.

Presidenti rus Vladimir Putin u informua për incidentin, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, për agjencinë e lajmeve TASS.

https://youtu.be/IXkNBT5yJ8E

(d.xhafa/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb