Një person i plagosur te Komisariati nr. 4 në Tiranë. Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb”, nga gazetarja Klodiana Lala. Mësohet se i plagosuri është lënduar nga goditjet me sende të forta.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.04.2022, rreth orës 18:30, në afërsi të shkollës “17 Shkurti”, në rrethana ende të paqarta, është goditur me sende të forta shtetasi E. Ç., 33 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethabave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: