Policia e Vlorës ka vënë në pranga një nga autorët e dyshuar të masakrës së Çoles.

Gazetari Enrik Mehmeti tha për BalkanWeb se bëhet fjalë për shtetasin Ani Begaj, i cili ka qenë duke udhëtuar së bashku me një tjetër person në automjet, në zonën e Lungomares.

Policia ka bërë thirrje që të ndaloni por dy personat nuk i janë përgjigjur thirrjes dhe kanë vijuar të largohen.

Autoritetet policore më pas kanë bërë të mundur ndalimin e tyre në një nga rrugicat e qytetit, në lagjen Pavarësia, ku është kryer edhe arrestimi i Begajt.

Përveç Begajt, është arrestuar edhe personi tjetër që ishte në makinë me të, i cili dyshohet se ka qenë gjithashtu në kërkim.

Bëhet fjalë për shtetasin Elton Begaj, i cili është shoqëruar për shkak të mos ndalimit pas urdhrit të policisë.

Personat e arrestuar ishin duke lëvizur me një automjet tip Citroen me targa AA 470 UK. Policia ka sekuestruar dy armë tip pistoletë dhe mjetin me të cilin po lëviznin të arrestuarit.

Masakra e Çoles ndodhi në prill të vitit 2015, kur pas një sherri në kazino mbetën të vrarë shtetasit Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj.

Policia arrestoi si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj. Gjatë seancave të gjata, u dënua me burgim të përjetshëm Aleksandër Llanaj, ndërsa Ani Begaj dhe Bertil Aliaj u dënuan me nga 35 vjet burg në mungesë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: