SHKODËR

Ardian Doçaj, i shpallur në kërkim për vrasjen e Jan Prengës është vetëdorëzuar në pikën kufitare të Hanit të Hotit. Tashmë ai është në prangat e Policisë së Shtetit.

Kujtojmë se ditën e djeshme Operacioni Forca e Ligjit i sekuestroi pasurinë Ardian Doçajt. Po ashtu ai ishte një nga tre shkodranët e shpallur në kërkim për vrasjen e Jan Prengës, bashkë me Aldo Majnishtën, 26 vjeç, dhe Artan Doçajn, 36 vjeç. Këta të fundit nuk shpëtuan gjithashtu nga operacioni i djeshëm në Shkodër, ky 26- vjeçarit iu sekestrua një banesë  një katëshe në  lagjen Skanderberg kurse 36- vjeçarit një banesë trekatëshe në Hot të Ri.

Dje OFL zbarkoi në qytetin verilindor ku pikërisht 32- vjeçarit i janë sekuestruar  një banesë dykatëshe në lagjen ‘Bleran’, të njësisë administrative Rrethina, tre automjete dhe një motor.

Por çfarë lidhje ka Ardian Doçaj me vrasjen e Jan Prengës?

Më 2 shkurt të 2019, rreth dy javë pas pengmarrjes së  Jan Prengës mesditën e 17 janarit në Kamëz u shpallën në kërkim Aldo Majnishta, Artan Doçaj dhe Ardian Doçaj.

Këta presona dyshohet se kanë kryer veprime aktive dhe kanë bashkëpunuar gjatë pengmarrjes së Jan Prengës po mesditën e 17 janarit. Tashmë ai një ditë pasi OFL i sekuestroi banesën dykatëshe në Shkodër, tre automjetet dhe një motor ka vendosur të dorëzohet pasi ka qenë jashtë Shqipërisë.

Ardian Doçaj, Aldo Majnishta dhe Artan Doçaj dyshohet se janë pjesë e bandës së Dukagjinit, dha bashkëpunuar me ‘Hajrat’ e Shijakut si dhe me Dritan Rexhepin nga Vlora për të rrëmbyer Jan Prengën, vëllain e Astrit Prengës i cili mbante peng ngarkesën prej 300 kg në Angli, e porositur nga një anglez por droga e kishte origjinën nga Ekuadori, dhe ishte porositur tek një shqiptar, Dritan Rexhepaj i cili ndodhet ende dhe sot në burg.

Pikërisht dyshohet se Rexhepaj dha urdhërin për pengmarrjen e Jan Prengës, vëllain e madh të Astrit Prengës për t’i bërë presion këtij të fundit. Gjatë transportimit për tek resorti ‘Golden’ në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit nga goditjet Jan Prenga ndërroi jetë. Trupi i tij ende dhe sot nuk gjendet.

Por për vrasjen e tij janë arrestuar Bajram Hajri, Leonard Hajri, Elton Hajri, Olsi Turja dhe Festim Bexhdili. Ky i fundit akuzohet se ka fshehur dhe groposur trupin e vdekur të Jan Prengës. Më tej Altin Hajri është shpallur në kërkim. Ish- kreu i organizatës së trafikut ndërkombëtar të heroinës në Itali dyshohet se ka gisht në këtë ngjarje. OFL filloi punën menjëherë me Altin Hajrin duke i sekuestruar resortin ‘Golden’ në Shijak, aty ku u mbajt Jan Prenga pas pengmarrjes dhe vrasjes më 17 janar të 2019. Dyshohet se për vrasjen e tij kanë bashkëpunuar tre banda kriminale, nga Shkodra, Shijaku dhe Vlora.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb