SARANDË

Një operacion i forcave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është zhvilluar sot në Sarandë.

Burime për “Balkanweb” raportojnë se para pak çastesh është ndaluar një efektiv i “Shqiponjave”, që punonte në Komisariatin e Policisë së Sarandës.

I ndaluari dyshohet për trafik narkotikësh. Operacioni vijon ende. Në këtë operacion bëhet me dije se mori pjesë edhe SHÇBA. Efektivi i arrestuar është shtetasi L.M 38 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Sarandë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb