Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në malet e Dukagjinit, ku efektivi i policisë së komisariatit Shkodër ka rënë në humnerë.
Gazetari Senad Nikshiqi bën me dije për BalkanWeb se ishte duke u zhvilluar një operacion anti-kanabis në malet e Dukagjinit, ku një efektiv në terrenin e vështirë të Dushmanit, ka rrëshqitur dhe ka rënë në humnerë.
Edhe pse kolegët i kanë ardhur menjëherë në ndihmë, ata nuk kanë mundur që ta nxjerrin efektivin.
Duke marrë shkas nga kjo situatë është kërkuar ndihmë e specializuar për ta nxjerrë oficerin Rrok Frroku nga humnera, pasi terreni është tejet i vështirë.
Nuk dihet sesi paraqitet gjendja shëndetësore e policit, nëse është nxjerrë apo jo nga humnera.
(BalkanWeb)