Zbulohet emri i personit të arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme në Fier. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se policia ka arrestuar Nuredin Dumanin.

Nuredin Dumani, 39 vjeç dyshohet si autor i plagosjes së Talo Çelës, ndërkohë i akuzuar si një prej vrasësve të Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës.

Dumani, i cili mësohet se është në kërkim akuzohet se rezulton i implikuar në dy ngjarje të rënda në Durrës, me një bilanc prej 4 viktima, Besmir Haxhia, Viktor Haxhia, Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdylit, në 2 mars 2020, thuhet se ka bashkëpunuar me Talo Çelën, e më pas i ka ekzekutuar të vëllanë, për arsye ende të paqarta.

Nuredin Dumani 408x350
Nuredin Dumani 408×350

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb