Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me debatet e sotme në seancën plenare, ku ai mungon.

Ndonëse Rama ishte thirrur në një interpelancë nga deputetët e PD-së, kryeministri ka munguar, duka ia deleguar këtë ‘detyrë’ ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Spiropalin. Në një reagim në ‘Twtter’ Rama thekson se skenat në sallën e Kuvendit janë histeri vetëgjyqësie politike.

REAGIMI I RAMES
Kjo është një tallje e madhe dhe e shpifur e politikës pa din e as iman me ata që i shkojnë mbrapa kësaj politike figurash të diskredituara, të cilët duan të mbulojnë diellin me shoshë, ndërkohë që marrëdhëniet tona me SHBA dhe institucionet amerikane janë më të forta se kurrë.

Kush i ka dy fije mend e kupton se ç’është e tërë kjo histeri vetëgjyqësie politike e mediatike, mbi një gjyq në Amerikë për një zyrtar të FBI të cilin drejtësia e nongratave këtu pretendon se është korruptuar nga unë, ndërkohë që drejtësia amerikane s’ka asnjë akuzë a pretendim. Një abuzim total me lirinë e fjalës,me të vërtetën,me publikun,në një dëshpërim total moral, politik, elektoral, ku me shpifje ekstreme synohet manipulimi i opinionit me një çështje të hetuar nga drejtësia amerikane që ka shkuar në gjykatë e që s’ka asnjë lloj lidhje me ne këtu!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: