Prokuroria e Posaçme kërkon pushimin e çështjes në lidhje me padinë që presidenti Ilir Meta bëri kundër Ardian Dvoranit, ish-kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Mësohet se seanca gjyqësore është parashikuar që të mbahet nesër në orën 09:00 të mëngjesit.

Meta e bëri kallëzimin e tij në SPAK më 18 shkurt të 2020-ës, ndërsa e ka akuzuar Dvoranin si shkelës të ligjit dhe të Kushtetutës.

Ardian Dvorani u largua nga detyra si kryetar i KED nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, pasi i kishte mbaruar mandati, por vazhdonte të qëndronte, me pretendimin se nuk i ishte gjetur zëvendësuesi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb