Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendim përfundimtar për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Presidenti i Republikës dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kanë kërkuar shfuqizimin e ligjit special të VKM për transferimin e pronës dhe vendimit të Bashkisë Tiranë për shembjen e Teatrit.

Tashmë pas një seance maratone që filloi sot në orën 10 t ëparadites, trup agjykuese do të marrë një vendim për Teatrin Kombëtar.

‘’Siç jeni në dijeni, mbaruam një seancë maratonë, filloi 10 paradite. Sot u bë realisht gjykimi i themelit të çështjes, ku Presidenti dhe Aleanca kërkuam shfuqizimin e ligjit special të 2018 të VKM së transferimit të pronës së 2020 dhe vendimit të Bashkisë pë shembjen e teatrit.

Pas një debati të gjatë siç e keni ndjekur, Gjykata Kushtetuese e mbylli hetimin, administroi provat dhe u tërhoq për të marrë vendimin përfundimtar.’’- tha avokatja Adriana Kalaja.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb