Zbardhen detaje të reja nga kontrolli i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në banesat e disa ish-muxhahedistëve, të cilët dyshohen se janë pjesë e një celule terroriste, që do të kryente sulm në kampin e MEK, në Manëz.

Gazetarja Klodiana Lala siguron për “BalkanWeb” dhe “News24” dosjen hetimore të SPAK, ku thuhet se gjatë kontrolleve në banesat e 20 ish-muxhahedinëve janë gjetur pajisje të dyshimta përgjuese e transmetuese, si dhe pajisje të tjera elektronike.

“SPAK ka pasur dyshime se shumat dyshime se shumat e parave që merrnin nga shërbimet sekrete iraniane, ish-muxhahedinët mund t’i kishin në banesat e tyre në Tiranë. Rezulton se nga kontrolli janë sekuestruar pajisje të ndryshme elektronike, laptopë, telefona, USB, karta sim, pajisje përgjuese e transmetuese.

Prokuroria po këqyr këto pajisje për të zbuluar edhe personat me të cilët ata bashkëpunonin, duke qenë se 300 ish-anëtarë të kampit kanë arritur të largohen nga Shqipëria. Nuk dihet nëse këta ish-anëtarë janë të përfshirë në sulme. Në dosje thuhet s epo bashkëpunohet me organet e huaja ligjzbatuese për të zbuluar nëse ata kanë qenë të përfshirë në akte terrori”, thekson gazetarja Lala.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb