Tiranë

Një 67 vjeçar ka ndërruar jetë në rrugë në afërsi të Komunës së Parisit.

Policia në njoftimin paraprak, bën me dije se viktima dyshohet se vuante nga tensioni, se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrore.

Informacion paraprak

Më datë 23.06.2022, në vendin e quajtur Komuna e Parisit, në rrugë, ka ndërruar jetë shtetasi E. I., 67 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga tensioni.

Nga këqyrja paraprake nuk ka shenja dhune dhe nga veprimet e para hetimore është konstatuar se ky shtetas është rrëzuar në rrugë, dhe dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb