Pasditen e së martës, Rektorati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka marrë një kërcënim me bombë dhe më pas zyrtarët e këtij institucioni kanë lajmëruar policinë.

Kështu tha për Radion Evropa e Lirë, rektori i UP-së, Naser Sahiti.

“Kemi pranuar një e-mail anonim që është vendosur një bombë dhe e kemi dërguar informacionin në polici dhe tani policia e kanë rrethuar vendin dhe janë duke e trajtuar rastin”, tha Sahiti.

Policia tha se menjëherë pas pranimit të informacionit, ka evakuuar personelin nga ndërtesa e Rektoratit. Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, policia tha se po vazhdojnë kontrollet dhe verifikimi dhe më pas ky institucion do të ofrojë detaje të tjera për këtë rast./REL

87787

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb