Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar për herë të parë pas lirimit nga qelia dhe kalimit në arrest shtëpie ditën e sotme.

Ai shkruan në Facebook se do të vazhdojë të kërkojë të drejtën e tij ndërsa shpreh falenderim për ata që besuan tek pafajësia e tij.

“Do vazhdoj te kerkoj drejtesine, sic kam bere deri me sot. Te falenderoj me zemer ty qe ke besuar gjithmone te gjithcka jam e kam bere une!

Faleminderit dhe ty qe ke genjyer gjithmone, duke me kujtuar cmimin e te vertetes.  Pata mundesi te njihja padrejtesine perballe. Tani kam mundesine te kerkoje te drejten pa kursim! Faleminderit pamase te gjithe!”, shkruan ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb